Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka
ku kam dashur mem’e ate,
ku me njeh dhe gur’ i thate
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret q’i kane vene,
ku jam rritur me therrime
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur, ku kam qare,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam deshire te vdes.